×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas vendimit për Klan Kosovën, AGK-ja thërret protestë për të hënën

    Insajderi
    29 July 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    AKG-ja ka thënë se protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore të hënën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark