×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas zgjedhjeve, a planifikon VV të bëjë koalicione me partitë e tjera? – Deklarohet Kurti

    Insajderi
    04 February 2021 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk planifikon që pas zgjedhjeve të ketë ndonjë koalicion me tjetër kë pos bashkëpunimit me iniciativën e Vjosa Osmanit.

    Kurti në një takim virtual me zyrtarë të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë ka thënë se dëshirojnë të fitojnë 50 përqind të ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

    “Ne do të kemi një referendum në këto zgjedhje. Sondazhet deri tani Lëvizjen Vetëvendosje e kanë vendosur të parën duke fituar 50 përqind të ulëseve në Kuvendin e Kosovës”.

    “LVV do ta demokratizojë vendin, jemi duke kandiduar me iniciativën e Vjosa Osmanit, ushtrueses së detyrës së presidentes, në një listë të përbashkët zgjedhore. Ajo është shumë e njohur në Kosovë, ne jemi politikanët më të njohur në vend”.

    “Ne kemi realizuar një koalicion me iniciativën e Osmanit para zgjedhjeve, dhe pas fitimit të tyre ne nuk planifikojmë të kemi ndonjë koalicion me dikë tjetër”.

    Kurti ka shpalosur edhe programin e tij për këtë fushatë zgjedhore duke folur për shëndetësinë, arsimin, ekonominë dhe drejtësinë.

    “Ne kemi kampanjë të sinkronizuar, do të punojnë shumë për të punësuar njerëzit, sidomos të rinjtë dhe gratë. Ata që janë të punësuar në Kosovë nuk punojnë në fushën e vet, të cilët e kanë studiuar”.

    “Këtë herë do të jetë më ndryshe, ne jemi duke punuar. Unë mendoj se do të kemi 60 ulëse në Kuvend, do të jem kryeministri i ardhshëm, dhe me këtë rezultat nuk do të mund të rrëzohem nga opozita”, ka thënë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark