
Pasagjerët e United 858 kanë festuar dy herë vitin e ri, këtë e ka shpjeguar edhe gazetari i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevizu.
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka treguar se si aeroplani i nisur nga Seuli për në San Francisko ka “udhëtuar në kohë”, pasi është nisur nga Seuli më 1 janar 2023 dhe ka mbërritur në San Francisko më 31 dhjetor 2022.
“Duke shfrytëzuar zonat e ndryshme orare, pasagjeret e këtij avioni kane pasur mundësi ta festojnë vitin e ri dy here”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i tij i plotë:
TE UDHETOSH MBRAPSHT NE KOHE. Ky eshte fluturimi i United 858. Eshte nisur nga Seuli ne 00:35 te dates 1 Janar 2023, sapo ka hyre viti i ri. Dhe ka mberritur ne San Francisco ne 17:15 te dates 31 Dhjetor 2022. Duke shfrytezuar zonat e ndryshme orare, pasagjeret e ketij avioni kane pasur mundesi ta festojne vitin e ri dy here. Dhe te udhetojne mbrapa ne kohe.