×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pasi BIK-u e futi në Kushtetutë, reagon Bashkësia e Tarikateve: Kjo ka vlerë sa Kosova në Kushtetutën e Serbisë

    Insajderi
    19 January 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkësia Islame e Kosovës e ka futur në Kushtetutën e saj Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës (BTK). Në ndryshimet e propozuar të Kushtetutës, BIK ka vendosur që ti mbaj nën kontroll ende tarikatet.

    Ndaj këtij veprimi ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Shejh Lulzim Shehu. Shehu ka vlerësuar se përmendja e tarikateve në Kushtetutën e BIK ka vlerë sa Kosova në Kushtetutën e Serbisë.

    “Përmendja eventuale e Tarikateve në “Kushtetutën” e BIK e ka vlerën si përmendja e Kosovës në Kushtetutën e Serbisë. Tradita e interpretimi Islamit në Kosovë nuk u ruajt nga BIK dhe xhemati në këtë kuptim është stërkeqë. Në BIRK-a nuk pajtohen çka është rituali fetar, në BIRK-a nuk pajtohen çka janë festat dhe ditët përkujtimore. BIRK-a ka drejt ta ndryshon mënyrën e organizimit të vet, por nuk besojmë se do të janë njëzëri në këtë” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm Shejh Lulzim Shehu për Insajderin.

    BIK do të mbaj nën kontroll tarikatet

    Në ndryshimet e propozuar të Kushtetutës, BIK ka vendosur që ti mbaj nën kontroll ende tarikatet.

    Edhe pse Ligji për Liritë Fetare në Kosovë ende nuk e njeh si organizatë, Bashkësia e Tarikateve ka pasur disa prezenca publike. “Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK), është organizëm ombrellë që i përfaqëson dervishët dhe Tarikatet e tyre.

    “Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK) është bashkësia fetare e dytë me madhësi në vend, dhe i përfshinë në veti tarikate (komunitetet e dervishëve) në Kosovë dhe diasporë. Në Kosovë ekzistojnë sot 8 Tarikate: Kaderi, Rifai, Saadi, Shazeli, Nakshibendi/Melami, Sinani, Bektashi, dhe Halveti. Shumica e Teqeve të Kosovës janë përfshirë me organizimin e sotëm të BTK. BTK është e ndërtuar mbi traditën e gjatë të kultivimit të besimit të kulluar, ndërtimit të ndërgjegjësimit fetar, shërbimit ndaj Krijuesit dhe shërbimit për komb dhe për atdhe”, thuhet në faqen e tyre në internet, ku edhe publikohen aktivitet që mbajnë.

    Në publikimin e fundit që ata kanë në faqen e tyre bëjnë vërejtje se pse kjo bashkësi nuk po futet në Ligj, derisa , në një postim paraprak kanë treguar që Administrata Tatimore e Kosovës i ka pajisur tashmë me numër fiskal, sikurse që e kanë bashkësitë  tjera të njohura nga Ligji përkatës.

    Por, BIK-ut edhe në ndryshimet e reja do ti mbaj brenda kësaj bashkësie.

    “Neni 31.-Teqetë janë objekte në të cilat mund të kryhen ceremoni fetare të tarikatit përkatës, në pajtim me normat Islame”, thuhet në draftin e propozuar dhe shtohet se “rendet e dervishëve, mësimi dhe praktika e të cilëve është në harmoni me normat e Sheriatit, në kuadër të Bashkësisë Islame organizohen sipas rregullave të tarikatit përkatës dhe nën mbikëqyrjen e Këshillit të Bashkësisë Islame”.

    BIK-u i njeh edhe ‘shejhlerët’, por po ashtu brenda ombrellës së kësaj bashkësie, jo si të veçantë.

    “Shejhlerët e rendeve të dervishëve mund t’i kryejnë ceremonitë dhe aktivitetet fetare, nëse zgjedhjen e tyre e ka vërtetuar Kryesia e Bashkësisë Islame”.

    Në fund të gushtit të vitit 2013 Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës kishte miratuar ndryshimet kushtetuese. BIK-u kishte kishte dërguar një komunikatë, pa shumë detaje.

    Ndryshimet ishin bërë në gusht të vitit 2013, derisa Tërnavës pritje ti skadonte mandati në tetor.

    Më vonë u bë e ditur që neni 49, paragrafi i dytë i Kushtetutës, në të cilin thuhet: “Kryetar i Kryesisë nuk mund të jetë i njëjti person më shumë se dy mandate”, ishte ndryshuar. Mandatet më nuk u kufizuan. Myftiu Naim Tërnava arriti që edhe disa herë të ri-zgjidhej pastaj. Ai është ende Myfti i Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark