×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pasi Kurti nuk po pranon të dialogojë – BSPK takohet sot me Abdixhikun e Krasniqin

    Insajderi
    02 September 2022 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lumir Abdixhiku i LDK-së e Memli Krasniqi i PDK-së pritët të takohen sot më Këshillin Grevist të BSPK-së në krye me Rrahman Jasharajn, shkruan Insajderi.

    Takimet do të zhvillohen në ora 11:00 dhe 14:00.

    Kërkesa për takim është bërë nga BSPK ndaj të gjitha partive parlamentar përfshirë edhe LVV-në. Por deri tani vetëm LDK e PDK iu janë përgjigjur pozitivisht thirrje së BSPK-së.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

    “Këshilli grevist i BSPK-së u ka bërë kërkesë të gjitha partive opozitare  LDK, PDK, AAK, Grupi 6+ e edhe LVV-së në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë. Dy parti deri tani kanë pranuar kërkesën tonë. Në ora 11:00 takohemi me LDK-së dhe nga ora 14:00 kemi takimin me PDK-në”, tha sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri për Gazeta Insajderi.

    Mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës kanë hyrë në grevë nga 25 gushti. Ata po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga. Kjo kërkesë po kundërshtohet ashpër nga Qeveria e Kosovës.

    Ndërkohë, Ministria e Financave i ka kërcënuar grevistët me pagë. Për më saktë ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike. Pagat për muajin gusht janë ekzekutuar për punonjësit e Policisë së Kosovës, ata të sistemit të drejtësisë dhe të ministrive.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark