×
Show / Fashion

Pasi ta përdorni këtë ilaç shtëpiak, më nuk do të keni dhimbje në shpinë dhe eshtra

Insajderi
24 May 2019 - 09:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qëndrimi i gabuar ulur është arsyeja kryesore se përse shfaqen dhimbjet në shpinë, këmbë dhe nyej, sipas shkencëtarëve.

Nëse vuani nga dhimbja e vazhdueshme në shpinë, kyçe, këmbë dhe qafë, atëherë sa më shpejt duhet ta përmirësoni mënyrën se si qëndroni ulur.

Sidoqoftë, ky artikull ju ofron edhe një ilaç efikas shtëpiak, i cili jua rikthen shëndetin e eshtrave, nyejve dhe tendonëve.

Për këtë ilaç, ju nevojiten 150 gramë xhelatinë organike. Në mbrëmje, i përzieni dy lugë gjelle xhelatinë me 50 mililitra ujë të ftohët dhe i lini ashtu tërë natën në një dhomë.

Në mëngjes, xhelatina do të ketë ndërruar formë. E përzieni atë me çfarëdo që ju pëlqen më shumë – lëng, qumësht, jogurt apo çaj – dhe e konsumoni.

Kjo procedurë duhet të përsëritet 7 ditë radhazi.

Keni parasysh se ekspertët e mjekësisë alternative thonë se xhelatina ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së shpinës, kyçeve, këmbëve dhe qafës dhe, pas shtatë ditëve me këtë trajtim, gjendja juaj do të përmirësohet dukshëm.

Ata madje thonë se dhimbja dhe ngurtësia do të eliminohen brenda një muaji.

Ju mund ta përsëritni këtë trajtim edhe pas një muaji, pastaj prapë pas 6 muajve. Në këtë mënyrë, ju e riktheni lubrifikimin natyral të nyejve.

Por, përse xhelatina është kaq e mirë për këto probleme shëndetësore?

Xhelatina organike është produkt natyral, i cili fitohet nga përpunimi i eshtrave, indeve dhe kërcit të kafshëve të mëdha. Xhelatina përmban proline dhe hidroksiprolinë, të cilat janë amino acide shumë të fuqishme.

Ato e stimulojnë rritjen dhe përmirësimin e strukturës së indeve lidhëse, e cila është e nevojshme për trajtimin e nyejve dhe eshtrave të dobët.

Ndër tjerash, ilaçi në fjalë ju furnizon edhe me përfitime tjera shëndetësore, siç janë:

– E përmirëson shëndetin e zemrës
– I forcon ligamentet dhe tendonët
– E parandalon zhvillimin e osteoporozës dhe osteoartritit
– E shpejton metabolizmin
– E përmirëson strukturën e flokëve dhe lëkurës
– I përmirëson aftësitë mendore. /

VËREJTJE: Kjo recetë i përket mjekësisë alternative dhe para se ta përdorni rekomandohet të konsultoheni me doktorin.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark