×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Pasi u dënua nga Disiplinori i FFK-së, Gjilani ka një njoftim për tifozët

    Insajderi
    08 April 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Gjilanit pas skandalit në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit e cila u ndërpre për shkak të sulmit të tifozëve në portierin mysafirë Stivi Frashëri, ka dal sot me një njoftim për tifozët.

    Të kujtojmë se SC Gjilani u dënua me humbje të ndeshjes 3:0 në tavolinë,  derisa tri ndeshjet e radhës duhet t’i luajë pa tifozë dhe kjo ka bërë që klubi t’i njoftoi ata që ndeshja me Gjilanin do të jetë e mbyllur.

    Njoftimi i plotë i SC Gjilanit:

    𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠 𝗣Ë𝗥 𝗡𝗗𝗘𝗦𝗛𝗝𝗘𝗡 𝗞𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗔𝗟𝗘 𝗡𝗗𝗔𝗝 𝗞𝗙 𝗗𝗥𝗘𝗡𝗜𝗖𝗔!

    📍 Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XXVIII-të në BKT Superligë ndaj KF Drenica do të zhvillohet të shtunen më 09 Prill në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan

    🗣️ Për shkak të vendimit të fundit nga Komisioni Disiplinor, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues

    🎙 Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.

    ⛔ Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapësirave të stadiumit për shkak të sigurisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark