×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pasi u zbulua identiteti i tij, këtë veprim ndërmori Flori Beqiraj i dyshuari për sulmin seksual kundër Mrika Nikqit

    Insajderi
    30 September 2022 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Flori Beqiraj i dyshuari për sulmin seksual ndaj Mrika Nikqit i ka fshirë të gjitha postimet nga profili i tij në Facebook.

    Ky veprim erdhi pasi u zbulua identiteti i tij nga mediat.

    Beqirajt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas ngjarjes që ndodhi me datë 27 të këtij muaji.

    Por, kush është Flori Beqiraj?

    I dyshuari që sulmoi seksualisht alpinisten, studimet i kreu në Universitetin Publik të komunës së Pejës “Haxhi Zeka”.

    Drejtimi në të cilin përfundoi studimet ishte “Kontabilitet dhe Financa”.

    Më pas, i dyshuari për sulmin seksual u punësua si zyrtar në kompaninë e sigurimeve “Eurosig” poashtu në Pejë.

    Në gusht të këtij viti, ai ishte fejuar, moment ky që konfirmohet nga fotografitë që i njëjti i ka shpërndarë në rrjetin e tij social, fotografi këto që tashmë janë fshirë.

    Se si ndodhi sulmi seksual, ka treguar vetë Mrika përmes një shkrimi në Facebook, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

    “Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht!

    Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.

    Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

    Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji. Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar sot se e ka arrestuar të dyshuarin me inicialet F.B.

    “Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar një person (me inicialet F.B) i cili dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit ka sulmuar seksualisht viktimën femër”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

    “Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Sulmi seksual’ nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

    Babai i saj, alpinisti i njohur kosovar, Arianit Nikqi, ka publikuar një shkrim në Facebook. Sipas tij, ky është rast shumë brengosës për të gjithë qytetarët.

    Ai shkroi se është mirënjohës ndaj organeve të rendit dhe qytetarëve që ndihmuan në zbulimin e kësaj vepre.

    “Mirënjohës për koordinimin efikas të organeve të rendit dhe qytetarëve të shqetësuar, të cilët ndihmuan ne zbulimin e këtij veprimi të poshtër”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark