×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pasueses së Haki Abazit i dalin telashe, denoncohet nga dy deputete opozitare

    Insajderi
    27 February 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasueses së Haki Abazit, Arbreshë Kryeziu-Hyseni i ka dalë telash me dy deputetet opozitare, njëherit anëtare të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shkruan Insajderi.

    Doarsa Kica-Xhelili e LDK-së e Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së e kanë akuzuar kryetaren e Komisionit se e ka përdorur pozitën për të dërguar letra tek deputetja britanike, njëherit kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik dhe tek Robert Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, për t’i falënderuar ata për qëndrimet e tyre kundër Asociacionit.

    Për letrat e dërguara nga kryetarja e Komisionit dy deputetët thonë se ajo nuk është konsultuar me anëtarët e këtij komisioni.

    Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ka marrë kryesimin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, e paska përdorur këtë pozitë për të dërguar letra tek Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik dhe tek Robert Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, për t’i falënderuar ata për qëndrimet e tyre kundër Asociacionit”, ka shkruar Kica-Xhelili.

    Këtë, Kryeziu-Hyseni e ka bërë në emër të Komisionit, PA marrë pëlqimin e anëtarëve të Komisionit. Këto letra, në formën si janë dërguar, Kryeziu-Hyseni ka mundur t’i dërgoj VETËM në emrin e saj, si Deputete e Kuvendit të Kosovës, e assesi në emër të Komisionit”, ka thënë Musliu-Shoshi.

    Në fillim të muajit shkurt, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Me vendim të Kuvendit të Kosovës, ai është zëvendësuar me bashkëpartiaken e tij, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark