×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasuria e Veselit, Ahmetit e Jasharit do t`i nënshtrohet kontrollit të AKK-së

    Insajderi
    21 June 2017 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe avokati i Popullit Hilmi Jashari, janë në listën për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë nga Agjencioni Kundër Korrupsion.

    Nga 4908 zyrtarë të lartë publik  që e kanë deklaruar pasurinë në AKK, 850  do t`i nënshtrohen kushtit për hetimin e plotë të pasurisë së tyre.

    Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, ka thënë se nga 4 998 zyrtarë që janë të detyruar të deklarojnë pasurinë, 72 prej tyre nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

    Ndërsa bëri të ditur se kanë hetuar 110 raste, ku 30 prej tyre i kanë dërguar në prokurori. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark