×
  • Sport
  • Sport

    Patson Daka i Leicester Cityt çmend në ndeshjen e Ligës së Evropës – shënon katër gola kundër rusëve dhe ia fiton ndeshjen ekipit të tij

    Insajderi
    20 October 2021 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Patson Daka shënoi katër gola të jashtëzakonshëm për Leicester Cityn ndaj Spartak Moskës në ndeshjen qe u mbyll 4-3.

    Spartaku hapi rezultatin në minutën e 11 -të para se të dyfishojë avantazhin e tyre pak para pushimit.

    Por vizitorët u përgjigjën menjëherë, me Patson Daka që shënoi për 2-1 pak para se të mbyllej pjesa e parë.

    Dhelprat barazuan tre minuta pasi u kthyen në fushë në pjesën e dytë.

    Reprezentuesi zambian e mbylli het-trikun e tij gjashtë minuta më vonë.

    Sidoqoftë, ai nuk u ndal me kaq.

    23-vjeçari shënoi golin e tij të katërt të ndeshjes në minutën e 74-të për të marr një fitore të madhe në Rusi.

    https://youtube.com/watch?v=g1UzMOjUDhA%3Ffeature%3Doembed

    Daka ka kaluar këtë verë te Leicester nga RB Salzburg. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark