×
  • Lajme
  • Lajme

    PD-ja e çon në Kushtetuese paktin Rama-Meloni për emigrantët

    Insajderi
    06 December 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së djeshme u akordua pakti Rama-Meloni për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

    Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike në Shqipëri dërgoi këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërinë dhe Italisë.

    28 deputetë demokratë shqiptarë kërkojnë nga gjykata deklarimin të papajtueshëm me Kushtetutën të këtij protokolli, ndalimin si dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e tij nga Kuvendi.

    Sipas tyre, marrëveshja është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të autorizimit nga Presidenti i Republikës, që bie ndesh me Kushtetutën, Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

    Gjatë deklaratës për shtyp që dha, deputetja Lindita Metaliaj tha se përmes kësaj padie ata kanë kërkuar deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të protokollit ndërmjet qeverisë Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë .

    “Nëpërmjet kësaj padie ne kemi kërkuar deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të protokollit ndërmjet qeverisë së Republikës së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, që ka të bëjë me protokollin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. Po ashtu kemi kërkuar edhe pezullimin e procedurave për ratifikimit të protokollit mes qeverisë së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Në cilësinë e deputetes së Lezhës dhe qarkut Lezhë padyshim që bashkë me grupin parlamentar kemi vendosur që kësaj t’i shkojmë deri në fund”, u shpreh deputetja.

    “Sot sapo depozituam padinë sepse ne padyshim që jemi në mbrojtje të interesit qytetar, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në këto kushte presim që Gjykata Kushtetuese të vendosë në një shqyrtim të shpejtë. Kjo nuk ka të bëjë fare në marrëdhënien tonë me Italinë, përkundrazi, do të vijojnë të jenë gjithmonë e më të mira, por ne do të presim vendimin e GJK, duke shpresuar që të japë sa më shpejt në lidhje me kushtetutshmërinë edhe a pajtohet ky protokoll me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shtoi tutje deputetja Metaliaj.

    Një ditë më parë marrëveshja në fjalë u miratua nga qeveria italiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark