×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    PDK del kundër draft-statutit të BE-së për “Zajednicën”, thotë se e prish karakterin unitar të vendit

    Insajderi
    03 February 2024 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, ku po diskutohet për mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje nacionale

    Aty PDK ka vlerësuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë.

    Bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark