×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    PDK mobilizohet për marshin e saj në mbrojtje të UÇK’së

    Insajderi
    31 March 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës është mobilizuar për marshin e saj për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, i cili pritet të nis të dielën nga ora 14:00 në kryeqytet.

    Anëtarë e simpatizantë të PDK-së iu janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të marshuar nën thirrjen “Lira ka Emër UÇK”.

    “…të gjithë bashkë do të marshojmë për drejtësi: Për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, për drejtësinë e historisë tonë më të lavdishme, për ata që na sollën lirinë!”, thuhet mes tjerash në thirrjen e tyre.

    Njoftimi i plotë:

    PDK-ja mobilizohet në mbështetje të Marshit për Drejtësi!

    Partia Demokratike e Kosovës, në të gjitha nivelet dhe me të gjitha kapacitetet e saj, është duke u mobilizuar për pjesëmarrje masive në mbështetje të Marshit për Drejtësi – në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së.

    Kryetari Memli Krasniqi, anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar, Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK, drejtorët, asamblistët, Degët, Nëndegët dhe aktivistët PDK-së në të gjithë Kosovën, kanë dalë në mbështetje të këtij marshi fuqishëm dhe në të gjitha format – për të dërguar një mesazh të qartë, të drejtë dhe të ndjerë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Liria Ka Emër – UÇK!

    Të dielën, me 2 prill, në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të gjithë bashkë do të marshojmë për drejtësi: Për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, për drejtësinë e historisë tonë më të lavdishme, për ata që na sollën lirinë!

    Ejani të gjithë të Marshojmë për Drejtësi!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark