×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK i çon “selam” prokurorisë: Qemajl Mustafa është i pastër

    Insajderi
    18 September 2016 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmes një komunikate për medie, PDK tregon se qytetarët e Gjilanit e njohin punën e pastër të bërë nga Qemajl Mustafa, i cili sipas tyre, ka arritur suksese të pamohueshme në realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve të Gjilanit.

    PDK në Gjilan i bën të ditur prokurorisë që Qemajl Mustafa është hetuar më parë edhe nga EULEX-i, por që nuk ka rezultuar asnjëherë i përfshirë në shkelje ligjore.

    “Ne jemi plotësisht të bindur se qeverisja gjashtë vjeqare e PDK-së në Gjilan, në punën e saj ka respektuar të gjitha procedurat dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kjo është dëshmuar edhe përmes disa hetimeve tjera që janë bërë në të kaluarën nga Prokuroria dhe EULEX-i dhe asnjëherë deri më tani, nuk është gjetur ndonjë dëshmi për shkelje ligjore apo korrupsion”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

    “Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan është e befasuar me rastin e ngritjes së aktakuzave ndaj ish kryetarit të komunës dhe zyrtarëve tjerë komunal, për të cilat beson që janë plotësisht të pabaza dhe të paqëndrueshme”, deklaron PDK, dega në Gjilan.

    PDK thotë se qytetarët e Gjilanit e njohin punën e ish-kryetarit të tyre, dhe besojnë në të.

    “Qytetarët e Gjilanit e njohin shumë mirë punën e pastër të bërë nga qeverisja e Qemajl Mustafës, ku me devotshmëri e profesionalizëm të zyrtarëve komunal, kanë arritur suksese të pamohueshme në realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

    “Partia Demokratike e Kosovës i bënë thirrje instistucioneve të drejtësisë që pa ndikime politike të kryejë detyrën e saj, duke ofruar edhe gadishmërinë tonë për bashkëpunim institucional, në mënyrë që sa më parë të sqarohen dhe të përfundojnë këto procese ligjore”, përfundon komunikatën e saj dega e PDK-së në Gjilan. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark