×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    PDK paralajmëron që pasnesër do të anulohet këmbimi i pronave në Badovc

    Insajderi
    06 February 2024 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, tha se pasnesër do të anulohet vendimi për këmbimin e pronave.

    Ai në një postim në “Facebook”, tha se interesi i qytetarëve do të triumfoj.

    “Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e këmbimeve të jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama. Interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe lajres së borxheve biznesore. E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc. Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht pasnesër”, tha ai.

    Partia Demorkatike e Kosovë, dega në Prishtinë dje ka njoftuar se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badovc. Vendim ky i marrë nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Ndryshe Insajderi raportoi se koalicioni PDK – LDK në Prishtinë ishte vënë në luhajte për shkak të shkëmbimit të pronave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark