×
  • Lajme
  • Insajderi

    PDK shkarkon zyrtarin e lartë nga kjo pozitë në Klinë

    Insajderi
    02 October 2022 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesia e Degës së PDK-së në Klinë në mbledhjen e mbajtur sot me datë 02. 10.2022 me vota unanime shkarkoi nga pozita e nënkryetarit dhe kryesisë, Enver Berishën.

    Përmes një njoftimi në Facebook, PDK dyshon se nënkryetari i deritanishëm i degës në Klinë është futur në pazare me partinë në qeverisje, AAK.

    “Pas një debati të gjatë dhe analize të hollësishme, kryesia e Degës së PDK-së në Klinë vendosi që të shkarkojë Enver Berishën nga pozitat udhëheqëse të Degës për arsye se i njëjti kohëve të fundit është futur në negociata e pazare me partinë në pushtet (AAK) për të përfituar personalisht dhe familjarisht pozita udhëheqëse në qeverisjen lokale”.

    PDK, Dega në Klinë thotë se është e drejt e z. Berisha të zhvillojë negociata “dhe të përfitoj pozita udhëheqëse personale e familjare nga partia në pushtet por jo duke qenë nënkryetar dhe anëtar i kryesisë së PDK-së”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark