×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Peach në takim me Bislimin: Do ta përkrahim Kosovën, sidomos në NATO

    Insajderi
    25 October 2022 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I Dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach është pritur në takim nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi.

    Në njoftimin e ZKM-së thuhet se gjatë këtij diskutimi, Peach theksoi që Mbretëria e Bashkuar do ta përkrahë Kosovën nga pozita ku ndodhet, sidomos në kuadër të aleancës së NATO-s.

    Derisa, Bislimi foli për angazhimin dhe konstruktivitetin e vazhdueshëm, që nga fillimi i mandatit, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me fokus në marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.

    Tutje, Bislimi e informoi Stuart Peach rreth situatës me energji në veri si dhe me situatën energjetike në Kosovë në përgjithësi, për të cilën Peach ofroi disponueshmërinë e tij, të ndihmojë aty ku është e mundur, duke pasur parasysh krizën e përgjithshme që ka kapluar Evropën.

    Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se për Kosovën, Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe vazhdon të mbetet aleat i fuqishëm dhe përfshirja e tyre në proceset me rëndësi nëpër të cilat po kalon vendi, është pozitive për ne si shtet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark