×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Peci godet Aliun: Të gjithë duhet të distancohen nga deklarata se Kosova është “shtet i përkohshëm”

    Insajderi
    11 January 2024 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu javë më parë deklaroi se “Kosova është shtet i përkohshëm”, duke aluduar në bashkimin me Shqipërinë. Kjo deklaratë duke se nuk është mirëpritur as nga ministri i Bujqësisë, Liburn Aliu, shkruan Insajderi.

    Peci ka kërkuar distancimin e të gjithëve nga kjo deklarate, madje thotë se nuk duhet të jetë opsion ideja e lëre më deklarimi publik në të cilin thuhet se Kosova është shtet i përkohshëm.

    “Republika e Kosovës është fitorja më e madhe e kombit shqiptar dhe në baza ditore si ministër punoj me krejt potencialin dhe energjinë që e kam që Kosova të jetë shtet i përhershëm, i zhvilluar, në shërbim të ekonomisë dhe mirëqenies qytetare”.

    “Është projekt në të cilin besoj se të gjithë ne ia kemi borxh gjithë atyre gjeneratave të tëra dhe të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën për Kosovën që ta shndërrojmë në një shtet funksional, demokratik dhe të përhershëm”, tha Peci në Klan Kosova përcjell Insajderi.

    Ministri theksoi se reagimin e njëjtë do ta kishte ndaj secilit që do të lëshonte një deklaratë të tillë.

    Ai shprehet se kushdo që e sheh projektin e shtetësisë së Kosovës si të përkohshëm, bën gabim kardinal.

    “Jo vetëm ndaj ministrit Aliu, por ndaj çdo kujt që e sheh projektin e shtetësisë së Kosovës si të përkohshëm, bën gabim kardinal dhe i bën dëm shumë të madh Kosovës në arenën ndërkombëtare në proces të konsolidimit dhe proceseve integruese që është e rëndësisë së veçantë.

    “Kosova është shtet i përhershëm dhe integrimi i saj në mekanizmat evropian dhe euroatlantik është i rëndësisë së veçantë jetike. Deklarata të tilla e dëmtojnë dhe janë të dëmshme e duhet pasur distancim prej të gjithëve”, tha Peci.

    Ministri i Bujqësisë kërkoi distancimin e të gjithëve nga deklarata e ministrit Liburn Aliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark