×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Peci luan të fortin me stafin e ministrisë, “harron” që aktakuzë ka edhe Donika Gërvalla

    Insajderi
    02 November 2023 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci, ka marr vendim që të gjithë punonjësit e këtij institucioni në afat prej 10 ditësh t’i dërgojnë vërtetimet policore për verifikimin e të kaluarës kriminale dhe certifikatën nga Gjykata mbi procedurën apo dënimet penale. Por, këtë gjë nuk e ka bërë edhe si kryetar i Listës Guxo. Atij siç duket nuk po i bie ndërmend që bashkë-kryetarja e tij nga “Guxo”, Donika Gërvalla-Schwarz ka aktakuzë.

    Në janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla me arsyetimin për “mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

    Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se prokurori i Shtetit më 31.01.2023 ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale ‘Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, kishte thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    Nga ana tjetër, shefja e kabinetit të ministrit Peci, Flutra Mustafa ka thënë se kërkesë për vërtetimet policore është bërë duke respektuar edhe ligjin e ri të Zyrtarëve publik.

    Për zbatimin e kësaj kërkese është e thirrur Njësia e Burimeve Njerëzore pranë MBPZhR-së, të cilët bazuar në Nenin 18 të Ligjit Nr. 08/L-197 janë të obliguar të zbatojnë në përpikmëri 4 pikat e këtij neni që kanë të bëjnë me ruajtjen, administrimin, përpunimin (përditësimin/update) dhe menaxhimin e dosjes individuale për secilin zyrtar veç e veç në pajtim me Ligjin përkatës për Mbrojtjen e të dhënave Personale”, ka deklaruar Mustafa.

    Këtë gjë e kanë kritikuar vet shërbyesit civil, duke e quajtur këtë veprim si shantazh.

    Tani del që një ministër të provojë të shantazhojë shërbyesit civil duke dasht me marrë rolin edhe të prokurorit edhe të gjykatësit, kjo është e tmerrshme edhe e turpshme vec me dëgju e leje me provu e me zbatu”, ka thënë Mursel Zymberi, kryetar i SSHCK-së për RTV Dukagjin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark