Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njofton se është nisur realizimi i pagesave të subvencioneve.
Ai thotë se sot janë proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte
“Me këtë intensitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmengjesi,
Kemi filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve!
Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrollave rigoroze në teren.
Me këtë itenzitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.
Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.
Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%.
Valmir Gashi