×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Peci viziton Erden Atiq: Na gëzon që ka konsoliduar ekipin në përbërje shumë etnike

    Insajderi
    28 May 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot gjatë ditës ka vizituar kryetarin e ri të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

    Ai ka njoftuar se i ka ofruar mbështetje të plotë Atiqit.

    “Sot në mëngjesin e hershëm kisha kënaqësinë që bashkë me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, të vizitoj Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq. I ofrova mbështetje të plotë për sfidat që e presin. Na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumëetnike, që është refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet”, ka theksuar ai.

    Ministri Peci sot gjatë ditës ka vizituar edhe kryetarin e Leposaviqit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark