Peja ka shënuar fitore të lehtë kundër Bashkimit 86:51 (19:5, 20:15, 24:19, 23:12), në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Pejanët e nisën ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, me një seri prej 17:3, dhe e fituan çerekun e parë 19:5, përcjell Insporti.
Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, sidoqoftë, u kontrollua nga vendasit, që e fituan këtë pjesë 20:15, duke shkuar në pushim me rezultat 39:20.
As pjesa e dytë nuk ndryshoi shumë me verdhezinjtë që ishin më të mirë, ku e fituan çerekun e tretë 24:19 dhe atë të fundit 23:12, për të triumfuar në fund me rezultat 86:51.
Te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 14 pikë dhe 20 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e pesë kërcime.
XHIROJA I
Drita – Prishtina 56:124
Trepça – Ylli 72:69
Prizreni 16 – Rahoveci 106:96
Peja – Bashkimi 86:51