×
  • Sport
  • Sport

    Peja mposhtet në finale të Ballkan Ligës

    Insajderi
    30 April 2023 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar u mposht nga Hapoel Beer Sheva/Dimona.

    Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Obshtinska” përfundoi me rezultatin 101:95. “Final 4” i kësaj lige u zhvillua në Stara Zagora të Bullgarisë.

    Te pejanët sonte nuk mjaftuan 31 pikët e David Joseph. Me lojë të mirë u dallua edhe Brad Waldow, që shënoi 23 pikë.

    Më meritori në triumfin e izraelitëve ishte David Efiyani me 28 pikë, teksa u ndihmua nga Greg Whittington me 23 sosh.

    Vlen të theksohet se nikoqirët e “Final 4”, Beroe, që u eliminuan në gjysmëfinale nga Peja, ia dolën të stolisën me medalje të bronzta, pasi fituan në ndeshjen për vendin e tretë, ndaj skuadrës malazeze, Milenijum Kodio, me rezultatin 100:87. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark