×
  • Sport
  • Sport

    Pele ka qenë edhe gazetar, ja sa fitonte për një artikull

    Insajderi
    30 December 2022 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Legjenda e futbollit brazilian, Pele, për një periudhë të shkurtër, ka punuar edhe si gazetar.

    Ylli brazilian që vdiq të enjten mbrëma në moshën 82-vjeçare, iu bashkua agjencisë së lajmeve EFE, gjatë Kupës së Botës 1970 në Meksikë.

    Këto janë informata zyrtare nga agjencia EFE, që ka thënë se “Mbreti i Futbollit”, ka punuar si gazetar i agjencisë në moshën 29-vjeçare, gjatë Botërorit 1970.

    Përderisa karriera në fushë ishte e jashtëzakonshme, Pele ishte i jashtëzakonshëm edhe në shkrim.

    Eleuterio Romero është marrë me Pelen. Romero nuk ka hezituar dhe e ka intervistuar atë në hotel.

    “Ai tha se kërkon një mijë dollarë. I thash atij se një lojtar i një kalibri të tij, me siguri se nuk di vetëm ta shqelmojë topin, por edhe di si të mendojë. I thash atij të shkruante pesë artikuj për agjencinë EFE për Kupën e Botës në Meksikë në vitin 1970”, kujton Romero.

    Pele shkroi në total pesë artikuj duke analizuar ekipet që luftonin për trofeun e Kupës së Botës.

    Agjencia e lajmeve EFE i publikoi ato shkrime ekskluzivisht në 40 media të ndryshme.

    “Agjencia pagoi 5 mijë dollarë dhe përfitoi 35 mijë dollarë. Ishte sukses”, ka thënë Romero.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark