Valencia ka marrë një fitore tejet befasuese në udhëtim te Osasuna (1-0) dhe kjo falë një gabimi trashanik nga një lojtar i kundërshtarit.
Osasuna dukej se do të barazonte rezultaitn në minutën e 90+7-të në El Sadar të hënën mbrëma, kur ndodhi tashmë një incident famëkeq penallti.
Pas një rishikimi të gjatë të VAR-it në kohën e ndalimit, u gjykua se golashënuesi më i mirë i Osasuna, Ante Budimir ishte faulluar nga Hugo Guillamon.
Me pak më shumë se një minutë të mbetur nga shtatë të shtuara fillimisht, Budimir mori përgjegjësinë të gjuante nga 11 metra.
Duke u përpjekur të mashtronte portierin gjigant gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, Budimir dështoi në hapin e tij dhe u vonua akoma më tej ndërsa priste që portieri i Valencias të lëvizte, por ai nuk e bëri.
Rezultati ishte një përpjekje që do ta ndjekë Budimirin për ca kohë dhe mund të konsiderohet si penallti më e dobët në histori të futbollit. /Telegrafi/
Ante Budimir made this penalty kick that will be unforgettable and the subject of funny football videos for years to come!pic.twitter.com/bPvByG6Nq0
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 15, 2024