×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve

    Insajderi
    15 August 2023 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i shqyrtojë të gjitha kërkesat e pensionistëve dhe bashkë në dialog me Lidhjen e Pensionistëve do të krijohen politikat dhe masat e mëtutjeshme për pensionistët me theks të veçantë të atyre me pensione më të ulëta, ndërsa në drejtim të sigurimit të jetës dinjitoze për të gjithë qytetarët.

    Kjo doli nga takimi i djeshëm i ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska me përfaqësuesit e Bordit Inicues të Pensionistëve, pas protestave të mbajtura në Shkup, ku ata i paraqitën kërkesat e tyre, mes të cilave, rritje lineare prej 3.500 denarëve e të gjitha pensioneve, si dhe vazhdimi i harmonizimit në bazë të metodologjisë së re të vendosur vitin e kaluar, përcaktimin e pensionit minimal në vlerë 80 për qind të pagës minimale, rritjen e kompensimit për lëvizshmëri dhe kujdes dhe Ndihmë minimale të garantuar.

    Nga MPPS-ja theksojnë se Trençevska i ka dëgjuar kërkesat, pas çka është hapur diskutim për to, ku ministrja ka theksuar se pensionistët dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së kategorisë sonë më të vjetër të qytetarëve është prioritet i kësaj qeverie dhe se këtë e vërtetojnë faktet, se që nga ardhja e kësaj qeverie, gjëja e parë që u hap ishte çështja e rritjes së pensioneve dhe sigurimit të një jete të denjë për të gjithë.

    “Vitin e kaluar përgjatë procesit transparent bashkë me Lidhjen e Pensionistëve dhe Partinë e Pensionistëve e miratuam metodologjinë e cila siguron harmonizimin me shpenzimet për jetë dhe pagë mesatare. Ajo është rritja më e reale e pensioneve. Ajo është zgjidhje sistemore e cila mundëson rritje të vazhdueshme të pensioneve”, tha Trençevska.

    Me ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2022 dhe me futjen e mënyrës së re të harmonizimit të pensionit, duke iu përshtatur modelit të kombinuar prej 50 për qind rritje të pagës mesatare dhe 50 për qind rritja e shpenzimeve të jetesës së pensioneve u rrit me rreth 21 për qind. Harmonizimi i parë në shtator 2022 ishte 6,8 përqind, i dyti në mars 2023 – 8,4 përqind dhe parashikimi aktual për shtator 2023 – të paktën 6 përqind. Së bashku me harmonizimin në janar 2022, është një rritje prej rreth 24 për qind që nga ardhja e kësaj përbërje qeveritare”, thekson MPPS.

    Gjatë pjesëmarrjes në ditarin e TV Sitel, ministrja Trençevska theksoi se kërkesat për rritje lineare prej 3500 denarëve për të gjithë pensionistët do të ishte rreth 220 milionë euro në vit dhe kjo do ta vendoste nën pikëpyetje stabilitetin e fondit. Sipas saj, nuk bëhet fjalë për populizëm, por duhet të mendohet për zgjidhje sistematike të cilat japin rezultate në afat të gjatë.

    Sipas saj, prapa protestave qëndron partia opozitare, sepse, siç thotë, metodologjia e re me të cilën është vendosur sistemi në të cilin pensionet vazhdimisht rriten, ka qenë e pranuar nga të gjithë.

    Ajo theksoi se kërkesat e pensionistëve do të shqyrtohen dhe se së bashku me Lidhjen e pensionsitëve do të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura, ndërsa harmonizimi i pensionit të shtatorit është e mundur rë jetë edhe më shumës e gjashtë për qind.

    Sipas Trençevskës, qëndriemt e shprehura lidhur me rritjen e rrogave të funksionarëve prej 78 për qind, tashmë nuk meritojnë koment, dukje cekur se ai është vendim i Gjykatës kushtetuese, dhe me atë rast tha se jo vetëm Qeveria por edhe vetëqeverisja lokale ka obligim të kujdeset për qytetarët.

    Në protestën që u mbajt dje në Shkup nga Bordi inicues i pensionistëve kërkoi harminizim të pensioneve në pajtim me të dhlant e publikuara nga Enti shtetëror për statistika në nëntor 2021, rritje lineare prej 3.500 denarëve të bazës së pensionit dhe pensioni minimal të jetë 18.000 denarë, si dhe menjëherë të hiqet Lidhja e shoqatatve të pensionistëve.

    На протестот има пензионери од сите краишта на земјава. Тие се упатија кон Министерството за труд и социјална политика, а се движат од Градска болница, покрај републичкото Собрание. Улиците „
    Siç theksuan në protestë, Lidhja nuk i përfaqëson interesat e pensionistëve dhe për këtë arsye kërkuan që të hiqet anëtarësia prej 30 denarë dhe mjetet për varrim solidar prej 150 denarë në muaj në vend që t’i paguhen Lidhjes mjetet të jepen në Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Ata gjithashtu kërkuan dyfishimin e kompensimit për kujdesin e dikujt tjetër, rritjen e kompensimit për ndihmë sociale për personat që kanë mbetur të papunë deri në realizimin e të drejtës për pension, inicimin e iniciativës për ndryshimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor dhe përcaktimin e pensionit më të ulët sipas pagës mesatare dhe shpenzimeve të jetesës. Gjithashtu, ata kërkuan që në listën pozitive të shtohen edhe barnat për të sëmurët nga zemra, diabetikët dhe sëmundjet e rralla.

    Protesta në Shkup, e cila përfshin pensionistë nga mbarë vendi, filloi para Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë me kërkesë për dorëheqje të kryetares, pas së cilës ata shkuan në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për të kërkuar takim me ministren Jovanka Trençevska.

    Në periudhën e kaluar, pensionistët protestuan në qytetet e tyre duke shprehur pakënaqësi për rritjen në përqindje të pensioneve.

    Në pajtim me metodologjinë e re për llogaritjen e pensioneve e cila u miratua vitin e kaluar, në shtator pensionet duhet të rriten për gjashtë për qind.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark