×
  • Sport
  • Sport

    Pep Guardiola ka ‘përgjuar’ lojtarët e Man Cityt duke folur në aeroplan, mbeti i mahnitur nga ajo çfarë dëgjoi

    Insajderi
    28 December 2023 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve të tij.

    Pasi fitoi Kupën e Botës për Klube, City u rikthye mbrëmë në Ligën Premier për të mposhtur Evertonin me rezultat 3-1.

    Guardiola i entuziazmuar: “Isha në aeroplan (nga Arabia Saudite) duke i dëgjuar ata”.

    “Ata nuk e dinin (që po i dëgjonte) dhe filluan të flasin për Evertonin tri ditë më parë! Thash me vete: ‘Uau, ky është ekipi im’”.

    “Kur fiton kaq shumë, ka rënie. Dhe ne kemi pasur shumë probleme këtë sezon. Kemi humbur një nga dymbëdhjetë apo trembëdhjetë ndeshjet e fundit. E merituam. Por, pjesën tjetër i luajmë më mirë”.

    “Më pëlqen shumë që ata kanë atë dëshirë për të provuar përsëri. Ata nuk flasin se sa të mirë janë, ata thjesht mendojnë: ‘Çfarë ka më pas?’”, ka shtuar më tej Guardiola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark