×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Për 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve për në Gërmi

    Insajderi
    29 April 2023 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për 1 Maj është ndaluar qarkullimi i automjeteve për në Gërmi.

    Në njoftim thuhet se qarkullimi i automjeteve do të ndalohet përveç trafikut urban, automjeteve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, ndërmarrjes Hortikultura, Pastrimi dhe Drejtorisë së Inspeksionit.

    Njoftimi i plotë:

    Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi!

    Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat “Gërmia” “Freskia”, dhe “Soma” do të jetë:

    Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”

    Kryqëzimi rrugëve “Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”

    Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.

    Drejtoria e Inspeksionit do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark