×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Për 23 sekonda u larguan” – dëshmitari rrëfen se sa persona i pa pas vrasjes së rojës së Top Channel

    Insajderi
    27 March 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi me armë pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group, ku humbi jetën edhe 60 vjeçari Pal Kola, me detyrë punonjës sigurie.

    Burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb”, se dy kamera sigurie kanë filmuar qartësisht të gjithë momentin e atentatit.

    Bëhet fjalë për një kamera të subjektit Top Channel dhe një kamera tjetër vetëm pak metra metra më tej.

    Gjithashtu mësohet se autorët përdorën një automjet tip Range Rover të vjedhur që u dogj në Kavajë pas ngjarjes.

    Po të njëjtat burime sqarojnë se një roje në zonën ku është djegur automjeti, ka parë 4 persona që largoheshin vetëm 23 sekonda pas vënies së zjarrit ndaj makinës dhe dyshohet të jenë larguar me dy makina të ndryshme, përkatësisht një BMW e zezë dhe një Audi gri.

    Ndërkohë roja që mbeti i vrarë, banonte në zonën e Sharrës dhe kishte 6 muaj që kishte filluar punë në Top Channel. Ndërsa me origjinë ishte nga Puka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark