×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Për cilin klub anglez bënte tifo Mbretëresha Elizabeth II – ekzistojnë dy versione interesante

    Insajderi
    09 September 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur sot në moshën 96-vjeçare dhe do të mbahet mend si një adhuruese e madhe e sportit dhe e futbollit. Në Angli edhe pse janë munduar ta zbulojnë se cilin klub mbështete, kjo gjë nuk dihet, por ka dy versione interesante.

    Mbretëresha kurrë nuk ka dashur që njerëzit të dinë se kë mbështet ajo, pasi ajo dëshironte të shihej si neutrale, por thuhet se e ka përhapur sekretin e saj, pasi dëgjoi se një nga punonjësit ishte tifoz i Millëall dhe ai fliste me një anëtar tjetër të stafit për derbin kundër West Hamit, ku ajo mbështeti këtë të dytin, pra duke dhënë shenja se ishte me “Hammers”.

    Historia u publikua nga Daily Mirror në vitin 2009, duke theksuar se simpatia e saj për ‘Çekanët’ buron nga admirimi i saj për ish-trajnerin e West Ham, Ron Greenwood, i cili e udhëhoqi klubin drejt triumfeve në FA Cup dhe Kupën e Fituesve të Kupave.

    Ata u shoqëruan disa herë dhe në vitin 1981 ajo i dha Urdhrin e Perandorisë Britanike.

    Sipas një versioni tjetër, anëtari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn zbuloi se Mbretëresha Elizabeth është një fanse e madhe e Arsenalit, transmeton telegrafi.

    Corbyn, i cili ka qenë deputet i Islington North që nga viti 1983, zbuloi se Mbretëresha Elizabeth zgjodhi ta bënte kurorëzimin e saj në 1953 në zemër të terrenit të Arsenalit në Upper Streat. Gjithashtu, ajo duhej të hapte stadiumin Emirates në 2006, por iu desh të hiqte dorë për shkak të një dëmtimi në shpinë.

    Ish-lojtari i Arsenalit, Cesc Fabregas ka konfirmuar se Mbretëresha Elizabeth mbështet Arsenalin. Madje spanjolli i famshëm tha se e ka zbuluar vetë mbretëresha.

    “Mbretëresha duket se është një tifoze e madhe e futbollit dhe na tha se mbështet Arsenalin. Ajo dukej se e dinte se kush isha unë menjëherë dhe ne shkëmbyem disa fjalë të veçanta”, kishte thënë Fabregas për pritjen e organizuar për lojtarët e skuadrës së Londrës Veriore në vitin 2007.

    Gjatë mbretërimit të saj, Mbretëresha ndoqi shumë ndeshje futbolli dhe shpesh jepte kupën në finalen e FA CUP.

    Anëtari tjetër i familjes, Princi William, e ka pranuar hapur se është një tifoz i Aston Villas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark