×
  • Showbiz
  • Show

    Marrëdhënie seksuale në BBVK? Kjo dyshohet të jetë arsye e shantazhit të Gjestit ndaj Xhenetës

    Insajderi
    25 November 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë njëri nga çiftet më të përfolura në këtë sezon të Big Brother VIP Kosova 3.

    Gjesti dhe Xheneta vazhdimisht janë në vëmendje të publikut, andaj edhe një moment goxha i sikletshëm nuk ka shkuar pa u vënë re.

    Netë më parë, banorët u shtangën kur panë Gjestin me Xhenetën, në momente intime nën çarçafë.

    Banorët si dhe shikuesit me aq sa panë e dëgjuan, dyshuan se të njëjtit kryen marrëdhënie seksuale.

    Këto dyshime u përforcuan edhe më shumë gjatë natës së djeshme kur Gjesti publikisht e shantazhonte vazhdimisht Xhenetën, se tek loja me hut ku banorët u detyruan ta shpalosnin nga një sekret, ai do t’ia tregonte sekretin e tyre.

    Xheneta e cila duke e frikësuar, e luste vazhdimisht të mos fliste, duke i thënë “mos gabo me e qit qata. E prish çdo gjë. Nëse është ajo që unë po mendoj është shumë keq”.

    “Sekreti im është ai. Veç edhe një fjalë të keqe ma thua, do të bëhemi hor të dytë, pasha perëndinë”, tha Gjesti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark