×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Për herë të parë – Specialja vendos të mos mbajë seancë për 17 shkurt

    Insajderi
    04 December 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në nisje të seancës gjyqësore të hënën, kryetari i Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, ka njoftuar se të hënën e 19 shkurtit 2024 nuk do të mbahet seanca e cila është planifikuar dhe vënë tashmë në kalendarin zyrtar të seancave, për shkak të festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila i bie të shtunën, e festohet zyrtarisht me pushim në institucionet shtetërore të hënën.

    Kjo po ndodhë për herë të parë në Speciale, ngaqë në gjithë rastet e mëparshme, madje edhe më 17 shkurt janë mbajtur seanca gjyqësore çka pati ngjallur kritika të shumta ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark