×
  • Showbiz
  • Show

    Për hir të TikTok-ut, nëna ia “ndalon” shkollimin të bijës 12 vjeçare

    Insajderi
    11 December 2023 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kat Clark, ka larguar vajzën e saj 12-vjeçare nga shkolla, që ajo të përqendrohet te karriera si influencuese në Tik-Tok.

    Kat ka 5.2 milionë ndjekës në Tik-Tok dhe është votuar si “Krijuesja e Vitit” në vitin 2022. 

    37-vjeçarja drejton podcast-in “Basically Besties” me vajzat e saj, Latisha, 20 vjeç dhe Deja, 12 vjeç dhe ka disa rregulla shumë strikte për prindërimin.

    Ajo ka vendosur ta heqë nga shkolla Deja-n, për hir të karrierës së re. Shkollimi tradicional funksionoi për Deja-n në shkollën fillore, se unë punoja në korporatë.

    Duke qenë se tanimë kam një karrierë të re, duhet të udhëtoj shumë. Deja po fillon t’i shfrytëzojë mundësitë që ka, ndaj shkollimi nga ora 9 deri në 15, nga e hëna në të premte nuk po funksionon dhe kam kuptuar se duhet ta largoj nga shkolla.

    Mendojmë se kjo është më e mira për të, nuk duam t’i humbë këto mundësi. Tik-Tok funksionon për familjen tonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark