Oleksandr Usyk ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda.
Boksieri ukrainas ka arritur ta mposhtë Anthony Joshuan në duelin e revanshit të zhvilluar sonte në Jeddah të Arabisë Saudite.
Ukrainasi e ka mposhtur Joshuan pas 12 rundeve me vendim të pikëve të gjyqtarëve.
Me këtë fitore, Usyk ka ruajtur titujt e tij në WBA, IBF dhe WBO.
Për ju që nuk e keni parë duelin e sotëm, e gjeni në videon e mëposhtme.
Paraqitja e sontme e Joshuat ka zhgënjyer të gjithë ndjekësit e boksit, derisa britaniku ka marrë kritika të shumta për lojën e tij sonte.