×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Për katër ditë kemi qëndruar mes kufomash”, ish i burgosuri politik rrëfen tmerrin në burgjet serbe

    Insajderi
    18 December 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga burgjet më famëkeqe gjatë sistemit jugosllav ishte edhe ai i Dubravës, ku shumë shqiptarë u vranë e u tortuan mizorisht.

    Këtë dhunë sistematike e kishte përjetuar edhe ish i burgosuri politik, Besim Zymberi i cili në emisionin “n’Demos” ka folur për kohën kur u bombardua nga forcet serbe.

    “Kur na dërguan nga Gjilani në burgun e Dubravës, 20 vetë na vendosën në një dhomë dhe natyrisht deri më 19 maj ishin në një izolim të plotë, ajo që e dinim ishte se do të na vrisnin, e bënim lutje që ajo të ndodhte pa një dhimbje të mëdha. Kur ndodhi sulmi me 19 maj, ne dolëm nga ai objekt, edhe pse ndodhi sulmi ne nuk mund të dilnim për kulmi, erdhën të burgosurit tjerë dhe na i hapën dyertë, pas 6 vjetësh aty e pash Bajrush Xhemajlin, e pash mikun tim Rasim Selmanjan, kur i sheh njeriu këta persona të shtonte më shumë motiv për të vazhduar më pas, si Bajrushi e Rasimi ishin me tërë familje të involvuar në çështjen kombëtare”, ka thënë ai.

    Të gjitha kushtet ishin përmbushur nga serbët, që masakra në burgun e Dubravës, t’u veshej UÇK-së.

    “Në maj të vitit 1998, të gjithë të burgosurit janë transferuar në burgjet serbe, gjoja për sigurinë e tyre nga UÇK, at ana larguan në emër të sigurisë, ndërsa na kthyen më 30 prill të 1999. Të gjitha radiolidhjet e shumë armatim ishin të vendosura në Bugun e Dubravës, pas një kohe gardianët i thyen degët e qershisë, ne menduam se këta po e përgatisnin një masakër, e që t’u linin të tjerëve fajin, gjoja ka ndodhur sulmi nga ajri. Për 4 ditë ajo që ka ndodhur ajo ka qenë e tmerrshme, për katër ditë e katër netë kemi qëndruar mesin e shumë kufomave, shok, familjarë e kështu me radhë, ajo çfarë mund të bënim ishtë renditja e mbulimi i tyre. Brenda atyre katër ditëve ne kemi bërë një organizim që vdekjen ta përjetonim në mënyrë të dinjitetshme e jo pa një rezistencë, për arsye se prej 19 maji forcat serbe nuk hynin në oborrin e burgut, shumë prej tyre ishin të maskuar. Ka pasur shumë ta plagosur, të cilët jemi kujdesur për ta e që tash janë gjallë, një far Agim Thaçin e kam pa pa kafkë, e ia kam pa trutë përjashta, ai sot është gjallë”, është shprehur ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark