Festa e Krishtlindje ka mbetur vetëm edhe dy muaj, supermarkete do të kenë mallin më të përsosur për nder të festave gjë që edhe kompania e Coca Cola ka vendosur të prodhojë pije me shije të kanellës e cila do të jetë e limituar.
Pija e gazuar me shije kanellë është prodhuar ditën e djeshme, kurse në treg do të jetë e gatshme këtë javë e cila do të jetë pa përbërje të sheqerit, shkruan Daily Mail.
Ata që ta shijonë dhe e pëlqejnë atë shije duhet të jenë të shpejt pasi do të jetë në treg vetëm deri në fund të këtij viti.
Çmimi do të fillojë nga 1.45 paund për 500 ml, po ashtu edhe 1.25l do të kenë mundësi që t’a blejnë, kompania ka thënë se janë shumë të ngazëllyer për këtë, duke shpresuar që shija e re do të parapëlqehet nga konsumuesit e saj.
“Vetëm për një kohë të kufizuar, ne jemi të ngazëllyer për shijen e re të Coca-Cola-së zero përqind sheqer, me shije kanellë, ne shpresojmë që konsumuesit tonë të tanishëm do ta provojnë dhe do t’iu pëlqej”/Insajderi.com