×
  • Sport
  • Sport

    Për një foto me Granit Xhakën, ja shuma e majme që UEFA gjobiti 10 vjeçarin nga Kosova

    Insajderi
    01 May 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA ka gjobitur 2 mijë e 500 franga 10-vjeçarin nga Kosova, pasi bëri një selfie me Granit Xhakën.

    Më 18 nëntor 2023, Zvicra po luante një ndeshje kundër Kosovës. Driton Sejdaj ishte në stadium me dy djemtë e tij, njërin 14 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.

    Pasi Sejdaj shkoi të blinte pije aty afër në stadium, djali i tij 10-vjeçar shfrytëzoi rastin, i iku edhe sigurimit duke vrapuar dhe u drejtua te Granit Xhaka.

    Qëllimi i tij ishte t’ia marrë fanellën Xhakës, gjë që nuk ia arriti, por të paktën e bëri një foto me të.

    Babai i të miturit tregoi se posta ia ka dërguar një dënim mbi 2 mijë e 500 franga, për shkak se djali i tij kishte hyrë “në mënyrë ilegale” në fushën e blertë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark