Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se mbi gjysmë milioni euro janë ndarë për digjitalizimin e Bibliotekës Kombëtare.
“Mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e parë të Digjitalizimit në vend dhe më të sofistikuarën në rajon për një arkiv digjital më të pasur të Bibliotekës sonë Kombëtare. Përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kemi ndarë mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Për publiken që ecën në hap me kohën”, ka shkruajtuar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.