×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Për shtatë muaj u punësuan 213 persona përmes programit të subvencionimit të pagës

    Insajderi
    23 August 2018 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga janari deri në korrik janë punësuar 213 persona përmes programit “Subvencionimi i pagave” nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Prej tyre janë 85 femra dhe 128 meshkuj, shkruan sot Koha Ditore.

    Ky program ka për qëllim praktikën dhe trajnimin e punëtorëve të rinj për tregun e punës.

    Mbështetja përmes masave aktive të tregut të punës “Subvencionim i pagave” për një muaj është rreth 250 euro dhe në mesataren e muajve të angazhuar është 6 muaj.

    Të dhënat e MPMS-së tregojnë se në total buxhetit të Kosovës ky program i kushton rreth 319.500 euro./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark