Arsyet e kësaj mund të jenë të shumta, por siç vlerësojnë disa shkencëtarë, gjenetika është ajo, e cila vlerësohet si një nga shkaqet kryesore.
Por, ajo nuk është arsyeja e vetme. Shkak tjetër mund të jetë mungesa e vitaminave dhe përbërësve të ndryshëm në organizëm. Mirëpo, ekzistojnë ushqime, të cilat pretendohet se mund të parandalojnë humbjen e flokëve.
Sipas disa studiuesve, ushqimet e pasura me hekur ndihmojnë shumë për të pasur flokë të shëndetshme, ku një nga burimet e hekurit është spinaqi, i cili i është plotë me minerale dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në mbajtjen e folikulave të flokëve të shëndetshme.
Mishi i viçit gjithashtu është burim shumë i mirë i hekurit, vezët, fasulja, si dhe arrat e Brazilit, do të ishin të mirëseardhura në dietën tuaj.
Nga disa prova të studimeve, është vërtetuar se acidet yndyrore ndihmojnë shumë në parandalimin e humbjes së flokëve, si dhe ndihmojnë në rigjenerimin e tyre.
Ndryshe, mjalti, vaji i ullirit dhe kanella, janë përdoruar qysh në kohët e vjetra si një ilaç popullor për rritjen e flokëve.