×
  • Lajme
  • Aktuale

    Për telefon të vlerës 200 €, si ra ne dore të Prokurorisë “Amerikani” i Ferizajt

    Insajderi
    28 September 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florim Bytqi i njohur me nofkën “Amerikani” është dërguar në paraburgim pas një grabitje që ka kryer në Ferizaj. Ai dyshohet se me 20 shtator me planifikim paraprak duke kërcënuar viktimën me thike ia merrë një telefon dhe 200 euoro.

    Kjo grabitje ka ndodhur në rrugën Dëshmoret  e Kombit në Ferizaj. “Amerikani” sipas prokurorisë me përgatitje paraprake duke kërcënuar me thikë një person ia merr një Samsung A13 dhe 200 euro.

    Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 20 Shtator 2023 rreth orës 21:30h, në rrugën Dëshmoret e Kombit në Ferizaj, përkatësisht në afërsi të postë së së madhe, i pandehuri me dashje dhe me përgatitje paraprake, me qellim të përfitimit te kundërligjshëm pasuror për vete, ka kryer grabitje në dëm te dëmtuarit Uvejs Murati, në atë mënyrë që me anë të kanosjes serioze dhe përdorimit të mjetit te rrezikshëm-thikës për ta sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarit, a merr një telefon te markës “Samsung A13“, duke i shkaktuar dëm material në shumë prej 200 euro”, thuhet në kërkesën prokurorisë për paraburgim.

    Tutje në dokumentin të cilin e ka parë Gazeta Insajderi thuhet se “Amerikani” pretendonte për një borxh nga viktima.

    Dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të grabitjes të përshkruar si në dispozitiv të kërkesës, vërtetohet në bazë të provave personale dhe materiale te cilat gjendën në shkresat e lëndës, e të siguruara deri në këtë faze te procedurës penale, e posaçërisht nga deklarata e të dëmtuarit , i janë afruar disa persona me të cilët ishin duke biseduar, për një moment ka ardhur personi i njohur me nofkën “Amerikan'”, i cili pretendonte një borxh dhe nën kërcënimin e një thike ja kishte marr telefonin e markës “Samsung A13“, thuhet po aty.

    Ndërkaq Gazeta Insajderi është në pritje të një përgjigje se a i është caktuar paraburgimi nga Gjykata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark