×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Përdhunimi, krim që po vijojnë ta bëjnë futbollistët/ “Nëse ai do, është punë e kryer”

    Insajderi
    07 May 2022 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Karriera dhe jeta personale e futbollistëve ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke e bërë praktikisht të pamundur që ata të fshehin ndonjë gjë, veçanërisht nëse ka të bëjë sjellje të jashtligjshme.

    Përdhunimet, abuzimet dhe trafikimi me qenie njerëzore janë vetëm disa nga veprat që futbollistët sikur janë të “prirur” t’i bëjnë, shkruan Insajderi.

    I tillë është edhe rasti i fundit me futbollistin nigerian të Prishtinës, Otto John, i cili ditën e djeshmë është arrestuar nga Policia e Kosovës – me dyshimin për veprën “trafikim me qenie njerëzore dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.

    Në listën e futbollistëve që janë akuzuar për përdhunim seksual janë edhe yje të njohura të futbollit – të cilët në këtë rast japin shembullin më të keq të mundshëm, duke pasur parasysh se me miliona njerëz nga mbarë bota ndjekin stilin e tyre të jetesës.

    Futbollisti i parë i akuzuar për përdhunim është futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo. Në vitin 2010, një grua e re pretendoi se Cristiano Ronaldo e kishte përdhunuar dhe se ai e kishte paguar për të heshtur.

    Ronaldo, nga ana tjetër, ka mohuar vazhdimisht akuzat e Mayorga-s se ai e ka përdhunuar atë në një hotel në Las Vegas, duke pohuar se seksi ka qenë konsensual.

    Listës i bashkangjitet edhe Neymar. Në vitin 2019, futbollisti i Paris Saint-Germain u akuzua për përdhunim. Gruaja tha se u kthye në Brazil dy ditë më vonë, e mërzitur dhe e frikësuar për të folur lidhur me rastin. Nga ana tjetër, Neymar Jr mohoi akuzën se ka përdhunuar atë.

    Poashtu, në vitin 2014, dy nga yjet më të mëdhenj të futbollit të Francës, Frank Ribery dhe Karim Benzema u akuzuan nga një gjykatë e Parisit me akuzat për seks me një prostitutë të mitur.

    Listës i shtohen edhe emra të tjerë si i ndjeri; Maradona, Rooney, Ryan Giggs, Greenwood, Mendy, etj,.

    Dhuna ndaj grave, veçanërisht dhuna nga partneri dhe dhuna seksuale, janë probleme të mëdha të Shëndetit Publik dhe shkelje të të drejtave të njeriut (të grave)

    Sa vite mund të dënohesh në Kosovë për një vepër të tillë?

    Kodi Penal i Kosovës thotë që “kushdo që e detyron tjetrin për marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e atij personi, do të dënohet me burgim, me kohëzgjatje prej dy deri në dhjetë vjet”.

    Kujt t’i drejtohemi në rast të dhunës seksuale?

    Në Kosovë, dhuna mund të raportohet në numrin 192 të Policisë si dhe në numrin 0800-111-112 në Mbrojtësit e Viktimave.

    Edhe pse ekzistojnë kornizat ligjore dhe ndëshkimet e parashikuara, edhe më tej numri i grave që përballen me këtë formë të dhunës është shumë i madh.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark