×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Përditësohen të dhënat për pagën minimale në vendet e Evropës, ku renditet Kosova e kush është në krye të listës

    Insajderi
    31 January 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka përditësuar më 31 janar 2023 të dhënat për pagën minimale në vendet e Evropës.

    Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale, e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.

    Sipas infografikës së publikuar nga Radio Evropa e Lirë, paga minimale në Luksemburg është 2 mijë e 387 euro.

    Pas Luksemburgut, renditet Gjermania me 1 mijë e 987 euro dhe Belgjika me 1 mijë e 955 euro.

    Kosova ndërkohë renditet në fund të kësaj liste, me 170 euro (130 euro deri në 170 euro, varësisht prej moshës).

    Para saj është Shqipëria me pagë minimale prej 298 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark