×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përdori armën në natën e Vitit të Ri, policia del me njoftim për 36 vjeçarin

    Insajderi
    05 January 2024 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Ferizaj pasi kishte përdorur armë zjarri në natën e Vitit të Ri.

    Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar.

    “Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj, ka arritur që të identifikojë personin A.K ( M/K) i moshës 36 vjeçar, të cilin sot, datë 05.01.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit të policëve hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar. Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark