×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesit e QUINT’it takojnë ministrin Krasniqi, flasin për zhvillimet në Veri

    Insajderi
    09 January 2024 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë janë pritur në takim nga Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, shkruan Insajderi.

    Krasniqi ka thënë se si ministri mbesin të përkushtuar që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshëm që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ.

    “Me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit”, shkruan Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark