×
  • Sport
  • Sport

    Përfaqësuesja e Kosovës bie për dy pozita në ranglistën e FIFA-s

    Insajderi
    21 September 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova ka pësuar rënie për dy pozita në ranglistën e FIFA-s. Ranglista e re e FIFA-s u publikua të enjten, ndërsa Kosova ka rënë nga pozita e 109-të në pozitën e 111-të me 1181 pikë.

    Përfaqësuesja e Kosovës në dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” të këtij muaji pësoi disfatë nga Rumania 2:0, ndërsa barazoi me Zvicrën në Prishtinë me rezultatin 2:2. Kosova ka humbur gjasat për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.

    Ndërkohë, Shqipëria ka shënuar ngritje për tri pozita. Nga vendi i 65-të, Shqipëria është ngritur në vendin e 62-të me 1395 pikë. Shqipëria barazoi me Çekinë 1:1, kurse fitoi ndaj Polonisë me rezultatin, 2:0.

    Argjentina është në vendin e parë, Franca të dytin, kurse Brazili në vendin e tretë. Zvicra ka rënë në pozitën e 14-të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark