Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kuvajtin.
Ndeshjet luhen më 17 e 19 dhjetor në Podgoricë, shkruan FrontOnline.
Grumbullimi i skuadrës bëhet më 15 dhjetor në Prishtinë, ndërsa udhëtimi është një ditë më vonë.
Përzgjedhësi Bujar Qerimi pritet t’ua jap rastin lojtarëve që kanë pasur më pak hapësirë në takimet e kaluara.
Po ashtu do të ftohen lojtarë që janë shquar në klubet e Superligës e që vlerësohen me potencial për vend në përfaqësuese.
Ndeshjet me Kuvajtin vlerësohen me rëndësi për të rritur konkurrencën në përfaqësuesen tonë dhe për të zgjeruar bazën për selektimet e ardhshme.
Kuvajti është rival cilësor dhe në rritje të vazhdueshme.
Ndërkohë po vazhdojnë negociatat për të aranzhuar dy miqësore me Arabinë Saudite. Ato mund të luhen në javën e fundit të dhjetorit.
Të kujtojmë që Kosova grumbullohet më 25 dhjetor për ndeshjet kualifikuese të janarit.