Përfaqësuesja e Kosovës ne Karate ka arritur në Stamboll te Turqisë, ku do te marrin pjesë në Kupën Botërore dhe Ligën e të rinjve të botës, që do të mbahet nga 17 shtator deri 19 shtator 2021, njofton FKK-ja.
Edhe kosovarët në mesin e 799 garuesve të botës dhe do të përfaqësohen me gjithsej 40 garues, në Ligën e të rinjve të botës WKF dhe në Kupën botërore.
Ekspeditës kosovare i prin sekretari i përgjithshëm Nazmi Gashi, dy gjyqtarë Ardian Muhadri, licencë botërore, Astrit Ndrecaj licencë evropiane, përzgjedhësit Ylber Syla, Leutrim Pepaj dhe shumë trajner te klubeve kosovare qe po marrin pjese me mjete vetanake.
Listës se trajnerëve të akredituar iu shtuan edhe edhe dy trajnerë, Fatmir Sopi dhe Bajram Bajrami.
Pritet që ekspeditës t’i bashkëngjitet edhe kryetari i Federatës së Karatesë e Kosovës, Ismet Krasniqi.