×
Show / Fashion

Përfitimet që keni nga puna praktike

Insajderi
04 September 2020 - 09:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një praktikë është një prezantim i mirë i karrierës që mund të dëshironi të ndiqni. Për shkak se një punë praktike është zakonisht për një periudhë të kufizuar kohore, ju mund të jeni të ekspozuar ndaj shumë aspekteve të biznesit të një kompanie për t’ju ndihmuar të eksploroni punën që keni ndërmend të ndiqni me orar të plotë.

Çka është puna praktike?

Puna praktike mund të jetë me ose pa pagesë, ndërsa qëllimi kryesor është që praktikanti të fitojë përvojë. Të rinjtë zakonisht aplikojnë për një punë praktike gjatë studimeve universitare ose pasuniversitare në fushën e tyre të zgjedhur, ku punojnë në një kompani për një ose më shumë muaj, qoftë me orar të plotë ose me kohë të pjesshme.

Puna praktike ju ndihmon të fitoni përvojë të vlefshme pune, të cilën mund ta shtoni në CV-në tuaj. Ajo mund t’ju prezantojë me shumë aspekte të punësimit me kohë të plotë, si dhe ju lejon të eksploroni interesat tuaja dhe të formoni qëllimet tuaja të karrierës personale.

Përfitimet nga puna praktike

Ndërsa mbaroni arsimin tuaj në kolegj/universitet dhe filloni në rrugën tuaj të zgjedhur të karrierës, nuk duhet të hezitoni për të aplikuar për punë praktike pasi që një punë praktike mund t’ju ndihmojë të jeni të gatshëm për tregun e punës dhe punët e ardhshme. Disa nga përfitimet që mund të keni nga puna praktike janë:

Përvoja e punës

Përshkrimet e punës shpesh kanë të listuara kërkesa të tilla si arsimi dhe përvoja minimale e punës. Nëse jeni duke hyrë në tregun e punës për herë të parë pas përfundimit të studimeve ose një programi të formimit profesional, kjo nënkupton se ende nuk keni përvojën që kërkohet nga shumë kompani. Puna praktike është mënyrë perfekte për të mbushur atë zbrazëti. Ju mund të fitoni përvojë të vlefshme se si funksionon një biznes në fushën tuaj të zgjedhur, duke marrë pjesë në takime dhe duke kryer detyra të caktuara në një mjedis të botës reale.

Zhvilloni aftësitë kërkimore

Në fushat shkencore, marrim shembull, një praktikë mund të konsistojë në ndihmë për kërkime në një laborator. Ju mund të testoni aftësitë kërkimore që keni mësuar gjatë studimeve në një mjedis praktik dhe të kontribuoni kuptimisht në kërkimin e rëndësishëm që bën laboratori. Disa punë të përhershme kërkimore kërkojnë këtë lloj trajnimi pas arsimit. Mundësitë e praktikës mund të ju ndihmojnë të vendosni se çfarë lloj pune laboratorike dëshironi të bëni.

Qasje në detyra dhe departamente të ndryshme

Përderisa disa punë praktike, mund të ju caktojnë detyra specifike të cilat ju mundësojnë ekspozimin ndaj njerëzve në departamente dhe punë të ndryshme. Ju mund të ndihmoni menaxhmentin e lartë, të uleni në takime, të përfundoni detyra për projekte ose të respektoni funksionet e përditshme të zyrës. Nëse fusha juaj e studimit ishte e përgjithshme, si një B.A. në Gjuhën Angleze, një punë praktike në një kompani botuese, ku ju shihni se si funksionon secili departament, mund t’ju ndihmojë të vendosni se çfarë lloj pune doni të ndiqni në industrinë e botimit.

Krijoni një rrjet profesional

Kërkimi më i suksesshëm për punë zakonisht vjen nga takimi me njerëz që i përkasin fushës suaj dhe që mund t’ju rekomandojnë për pozita të hapura pune. Praktika është një formë për të zgjeruar rrjetin tuaj të njerëzve. Profesionistët që do të takoni mund të jenë lidhja më e vlefshme për punët tuaja në të ardhmen, dhe përmes takimeve me ta do të keni mundësi ta shfaqni potencialin dhe aftësitë që keni.

Pasuroni CV–në

Puna praktike si përvojë e vlefshme pune ju lejon të plotësoni CV -në tuaj me aftësitë që përfitoni. Jo vetëm që do të jeni në gjendje të shtoni detyrat dhe projektet nga praktika juaj në seksionin e përvojës së CV-së, por gjithashtu do të jeni në gjendje të përshkruani më qartë objektivin tuaj për një pozicion të përhershëm.

Puna praktike ju mëson se si një kompani zhvillon udhëheqës të rinj. Ju mund të përfitoni aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e kohës dhe të mbani shënime për aftësitë që dëshironi t’i përvetësoni më shpejt. Gjithashtu, ju do të zhvilloni aftësitë tuaja bashkëpunuese dhe punën në ekip. Me të gjitha këto aftësi të përfituara ju ngritni vetëbesimin dhe gatishmërinë për punët e ardhshme./AkademiPune/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark